Sport Shqiptar

Serbët merren me përleshjen e “Plisave” me tifozët italianë në Tiranë

Italia ka arritur ta mund Shqipërinë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në ‘Albanian Arena’ me rezultat 3-1.

“Kuqezinjtë” e Edi Rejës humbënnga Italia, ndonëse ishin të parët që kaluan në avantazh.

Para ndeshjes si dhe gjatë ndeshjes, kishte një përleshje mes tifozëve italianë dhe atyre shqiptarë.

Këtë incident e kanë komentuar edhe mediat në Serbi, ku “Kurir.rs” shkruan: “Ferri në Tiranë: Përplasje brutale mes tifozëve shqiptarë dhe italianë para ndeshjes miqësore”, përcjell Shqip.com.

Ndryshe, të përfshirë ishin edhe tifogrupi i madh nga Prishtina, “Plisat”.

Madje, shkaku i përleshjeve, dy anëtarë të këtij tifogrupi janë arrestuar.

Tashmë është bërë e ditur se tifozët nga Prishtina kanë arritur të marrin edhe banerin e tifozëve italianë të Napolit në këtë ndeshjes.

/Shqip.com