Lajme

Serbët lokalë sulmojnë Policinë e Kosovës në Mitrovicën e Veriut (VIDEO)

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Serbët lokalë në Mitrovicën e Veriut kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në aksionin kundër kontrabandës së mallrave, përcjell Shqip.com.

Në një video të publikuar, shihet se pjesëtarët e PK-së nuk arrijnë të dalin nga një lokal pasi që sulmohen nga protestuesit.

Ndërkaq, paraditen e së mërkurës, Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës, kanë realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.

Raportohet se serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë, teksa pretendohet se “policia ka hedhur gazlotsjellës” në drejtim të protestuesve që bllokuan rrugën.

Lexo edhe:
Aksioni i Policisë në veri – serbët lokalë kanë bllokuar rrugët

Portali në gjuhën serbe “Kosovo-Online” ka raportuar se aksioni është duke u zhvendosur në Zveçan, teksa shton se Policia ka hyrë në një farmaci.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar qetësi dhe maturi nga qytetarët pas bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë në këtë qytet.

Lexo edhe:
Bahtiri pas bllokimit të rrugëve në Mitrovicën e Veriut: Kërkoj qetësi dhe maturi nga qytetarët

Tutje, ai ka kërkuar nga policia që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës./SHQIP.com