Lajme

Serbët i thyejnë krahun gazetarit

Pamje nga Leposaviqi

Bandat serbe që janë pjesë e protestuesve, kanë sulmuar shumë media në gjuhën shqipe.

Madje gazetari i portalit Arbresh.info, Pleurat Salihu, ka pësuar lëndime, ku është thyer edhe njëri krah nga serbët në protestën që po mbahet në Leposaviq.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin, derisa ka bërë të ditur se për të gjitha këto sulme që kanë ndodhur në veri të vendit, do të informohen organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias.

/Shqip.com