Lajme

Serbët brohorasin kundër Listës Serbe dhe Vuçiqit

Shumë qytetarë të komunitetit serb kanë mbajtur një protestë në veri të Mitrovicës, pas arrestimit të një serbi nga policia.

Protestuesit u mblodhën afër zyrave të partisë serbe Lista Serbe, derisa janë dëgjuar edhe brohoritje kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Qytetarët kanë qëndruar para hyrjes së objektit ku mediat serbe thonë se i ka zyrat kjo parti serbe, derisa kanë kërkuar të bisedojnë me drejtuesit e LS-së.

Ndërkohë roje të objektit kanë bërë disa persona të maskuar, të cilët u kanë thënë protestuesve se drejtuesit e kësaj partie nuk janë aty. Ndërkohë Nebojsha Joviq që sipas mediave serbe është komisioner i Lëvizjes për Mbrojtjen e Kosovës, u bëri thirrje qytetarëve që nga dita e nesërme të protestojnë para objektit të Komunës së Mitrovicës, në vend të Zveçanit, ku protestat tashmë po vazhdojnë prej disa ditësh.

/Shqip.com