Lajme

Serbët bllokojnë rrugët në shenjë revolte për plagosjen e dy të rinjve

Qytetarë të Shtërpcës në shenjë proteste për plagosjen e ndodhur sot të dy personave kanë bllokuar rrugën që çon për Ferizaj.

Ata kanë thënë se nuk do ta lirojnë rrugën derisa të kapet autori i plagosjes.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen.

Ndërkohë, dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin në fjalë kanë reaguar përfaqësues vendorë dhe të huaj. Njëherësh ashpër e kanë dënuar plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.

/Shqip.com