Sensi – mund të bëhet me skuadër të re

Sensi dhe Interi mund t’i ndajnë rrugët.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Fioerentina është e interesuar për shërbimet e mesfushorit italian.
“Interesi i Fiorentines është shumë i madh, por ata nuk kanë bërë asnjë ofertë. Ndërkohe, për një huazim duket se janë bërë të gjalla Genoa dhe Spezia.” Gjithesesi, është e sigurt që Sensi preferon skuadra me cilësi me te larte dhe mbase nje skuadër si Empoli apo si Sassuolo nuk do te ishin keq.
Ndërkohe, Marotta ka një ide cmendur: të jap Sensin te Sassuolo, dhe në kthim te marre një nga Scamacca ose Raspadori, duke shtuar disa miliona euro”, ka shkruar ndër të tjera gazeta italiane.
26 vjeçari e kishte nisur mirë “aventurën” e tij te neurazurët dhe për një kohë të shkurtër ishte shndrruar në një pikë tejet të rëndësishme të skuadrës.

Por, lëndimet e shpeshta i’a ndaluan shkëlqimin dhe në këtë sezonë është larg nga forma e tij optimale.
Në 11-të ndeshje të zhvilluara në Serie A, ai nuk ka arritur që të regjistrojë asnjë gol apo asistim.
Kurse, në Ligën e Kampionëve është paraqitur dy herë, po pa lënë shenja.
Sensi ka kontratë më kampionët e Italisë deri në vitin 2024, ndërsa sipas “Transfermarket” vlera e tij në “tregun” e transferimeve është dhjetë milionë euro. /Shqip.com