Senegali fiton pa vështirësi ndaj Katarit

Kombëtarja e Senegalit e ka kryer detyrën në ndeshjen ndaj Katarit në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.
Të përzgjedhurit e Cisse triumfuan me rezultat 1:3 ndaj vendit nikoqir të Kupës së Botës.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, kur Dia realizoi.
Me epilogun 0:1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, kurse në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Fillimisht Diedhiou dyfishoi epërsinë e Senegalit në minutën e 48-të të ndeshjes.
Katari e shënoi golin e parë në Botëror në minutën e 78-të, kur Muntari realizoi bukur me kokë.
Por, fitoren e vulosi Dieng i cili shënoi për 1:3 në minutën e 84-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Senegali mbetet ende i treti në grupin A, por me tri pikë, aq sa kanë edhe Holanda e Ekuadori që e zhvillojnë ndeshjen nga ora 17:00.
Në anën tjetër, Katari mbetet në vendin e fundit në grup, pa pikë të tubuara.
/Shqip.com