Sport Ndërkombëtar

Senegali e siguron biletën për kualifikim tutje

Senegali kualifikohet tutje

Një gol i shënuar në tri ndeshje ka mjaftuar për të arritur qëllimin.

Senegali është kualifikuar në fazën e parë me eleminim direkt të Kupës së Kombeve të Afrikës.

“The Lions” kanë barazuar pa gola kundër Malawi – në ndeshjen e zhvilluar sonte, por kaq mjaftoi për të siguruar një biletë për të ecur tutje.

Ani pse e dominuan takimin, kjo kombëtare nuk arrti që të shënoi fitore, por pak e rëndësishmë është kjo tashmë.

Në dy ndeshjet e para, senegalezët kishin arkëtuar një fitore dhe një barazim dhe e mbyllin Grupin B – në vendin e parë, me pesë pikë.

Image
Momente nga takimi

Teksa – pas një fitorë të shunuar ndaj Zimbabwe, tutje është kualifikuar edhe Guinea.

Kjo kombëtare ka grumbulluar katër pikë – njëjtë sa ka edhe Malawi, por golaverazhi e bëri dallimin në fund.

Por, Malawi ende mban gjallë gjasat për tu kualifikuar pasi është në vendin e tretë.

Kurse, Zimbabwe është përshendetur nga kjo garë.

Ky turne fillimisht ishte planifikuar të luhej nga qershori deri në korrik të vitit 2021, por “CAF” njoftoi më 15 janar 2020 se për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë kësaj periudhe, turneu do të zhvillohej nga 9 janari deri më 6 shkurt – 2022

Kampion në fuqi është Nigeria, e cila kishte dalë fituese në vitin 2019. /Shqip.com

Renditja finale e Grupit B