Sport Ndërkombëtar

Senegal – Ekuador, përmbyllet pjesa e parë me një gol

Senegali më afër kalimit në 1/8 e finales, e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Ekuadorit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ekuadorit dhe Sengalit, e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin A.

Senegalezët shkuan në pushim me epërsi minimale 0:1.

Autor i golit ishte Ismaila Sarr, i cili shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 44-të.

Kujtojmë se ky rezultat e dërgon Senegalin tutje në Kupën e Botës.

/Shqip.com