Lajme

Senatori Menendez: Kosovës po i bëhet presion, por jo edhe Serbisë

Robert Menendez
Robert Menendez

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë, është duke u zhvilluar një seancë dëgjimore me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i komisionit, Bob Menendez, ka thënë se derisa Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit, Serbisë nuk po i bëhet presion.

“Nuk shoh se ka participantë të barabartë në këtë proces. Vuçiqi një gjë po e thotë para popullit serb dhe tjetër gjë po thotë para ndërkombëtarëve. Çka shoh unë është presion mbi Kosovën për formimin e Asociacionit, por nuk ka presion mbi Serbinë”.

“Nëse Serbia do që të integrohet në BE, duhet të shkëputet nga Putini”, theksoi Menendez.

Ai tutje ka thënë se s’ka parë  as ndonjë plan apo garanci që Asociacioni s’do të jetë një “Republika Srpska” e dytë, organizim që e mban të destabilizuar Bosnje e Hercegovinën. 

“Ndërkohë s’ka as ndonjë plan apo garanci që Asociacioni s’do të jetë një Republika Srpska”, ka thënë Menendez.

/Shqip.com