Lajme

Senatori amerikan viziton KFOR-in, informohet për situatën në terren

Senatori amerikan, Jack Reed, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare sot ka shkuar në një vizitë te komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Për këtë vizitë ka njoftuar KFOR në Twitter, duke thënë se në takim Ristuccia e ka informuar senatorin për situatën në rajon.

“Senatori i Shteteve të Bashkuara për Rhode Island Senatori Jack Reed i bëri një vizitë te komandanti i KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë. Gjatë takimit gjenerali Ristuccia e informoi mysafirin e nderuar për situatën e përgjithshme në terren dhe aktivitetet e KFOR-it”, shkruan KFOR.

Gjatë vizitës së djeshme që pati në Kosovë, senatori amerikan Jack Reed, ka thënë se mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës në vitin 1999 për çlirim dhe pavarësim, ka qenë një nga veprimet më të çmueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Reed është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, e cila e ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

/Shqip.com