Rozë

Semi tregon se a do të ketë dasmë mes Borës dhe Donaldit

Semi Jaupaj

Në mbrëmjen e së dielës, në “Zemër Luana”, e ftuar ishte këngëtarja Semi Jaupaj.

Asaj nuk do të mund t’i shpëtonin diskutimet mbi Borën dhe Donaldin.

Këngëtari Irkenc Hyka, në njërën nga “sfidat”, në program, e pyeti Semin, nëse do të martohen Bora dhe Donaldi, pasi kjo e fundit kishte hapur dyshime ditë më parë në një postim të Borës, duke vendosur emojin e nuses në foton e saj.

Ndërkaq, Semi bëri të ditur se nuk do të ketë një dasmë të afërt mes atyre të dyve.

Ajo tregoj, se emojin e nuses e kishte vendosur sepse vetë Borën e thërret me pseudonimin “Nuse”.

/Shqip.com