Lajme

Selmanaj: Koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit

Deputeti i Lidhjes Demoraktike të Kosovës, Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me sistemin e drejtësisë.

Ai ka thënë se koalicioni Kurti-Osmani tash e 10 muaj e kanë lënë Kosovën pa kryeprokuror të Shtetit.

Selmanaj ka thënë se po ashtu qe 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa Drejtor të përgjithshëm të saj, pa pozitën më të rëndësishme në zinxhirin komandues të institucionit që mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës.

“Të dy këto dikastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre. Në njërën anë Presidentja abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror. Nga ana tjetër Albin Kurti dhe Xhelal Sfeçla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre”, ka shkruar Selmanaj.

Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti shtet, ka shtuar më tutje Selmanaj.

/Shqip.com