Rozë

Sellma reagon për vdekja e grimeres nga Vushtrria

Sellma,

Grimerja, Sellma Kasumoviq ka reaguar pas vdekjes së grimeres nga Vushtrria, Liberta Selaci, e cila ishte e infektuar me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Sellma ka ngushëlluar familjen e grimeres për humbjën e më të dashurës së tyre.

“Kolegia ime, grimerja Liberta Selaci, 28-vjeçare dhe shtatzënë, sot humbi jetën nga virusi. U prehtë në paqe ajo bashkë me foshnjën e palindur  e Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve e miqëve në këto çaste të vështira”, ka deklaruar ajo.

Tutje Selma ka thënë se rastet si ky janë thirrje për vaksinim.

“Raste si ky dhe të tjera për çdo ditë, le të jenë thirrje për vaksinim. Ju lutem shpirtërish dhe sinqerisht të vaksinoheni, Virusi nuk po njeh moshë”, ka shkruar Sellma.

Ndryshe ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus një grua shtatzënë nga Vushtrria.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, e shtunë, në orën 13:00 në varrezat e fshatit Banjske.

“Të pame nuk do të ketë, pasi që duhet respektuar vendimi për masat anti Covid-19”, thuhet në njoftimin për media./SHQIP.com