Lajme

Selimi: Biden i kërkoi personalisht Hillit që të bëhet ambasador në Serbi

Ish-ministri i Ministrisë së Punëve të  Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Petrit Selimi, ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka kërkuar personalisht Christopher Hillit që të jetë ambasador në Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Selimi tha se kjo kërkesë e Bidenit ka qenë që të arrihet një marrëveshje afatgjate në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pak njerëz e dinë se Presidenti Biden i ka kërkuar personalisht Ambasadorit Hill që të kthehet nga pensionimi dhe të shërbejë në Ballkan për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, Selimi tha se Hill ka qenë i dërguari kyç në Rambuje dhe Doktor Honoris Causa i Universitetit të Prishtinës./Shqip.com