Rozë Ndërkombëtar

Selena Gomez për ndarjen nga Justin Bieber: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

Në dokumentarin e saj të titulluar “My Mind & Me”, Selena Gomez ka rrëfyer shumëçka për jetën private dhe vështirësitë që ka hasur në shëndet.

Ajo ka treguar edhe për periudhën pas ndarjes me Justin Bieber.

Për gjashtë vjet, Selena Gomez dhe Justin Bieber jetuan një histori të trazuar dashurie përpara se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2018.

Një ndarje që u publikua shumë pasi, vetëm pak muaj pas ndarjes së tyre, këngëtari u martua me modelen Hailey Baldëin.

Në dokumentarin e saj, këngëtarja flet për këtë dhimbje, duke e cilësuar si gjënë më të mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.

Gjithçka ishte kaq publike. Ndihesha e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar që askush nuk donte ta hiqte qafe”, tha ajo.

Selena Gomez më pas tregoi në këtë periudhë të errët të jetës së saj që tani e sheh me një këndvështrim pozitiv.

“Ndjehem sikur më duhej të kaloja dhimbjen më të keqe të mundshme, pastaj të harroja gjithçka me një valë të një shkopi magjik, ishte vërtet konfuze, por thjesht mendoj se duhej të ndodhte dhe në fund të fundit ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”, tha tutje ajo.

Nga kjo pauzë rezultoi titulli “Lose You tu Love You”.

“Këngën e kemi shkruar për 45 minuta”. Kënga më e shpejtë që kam shkruar ndonjëherë”, u shpreh Gomez.

“Është më shumë se një dashuri e humbur. Kjo jam unë që mësoj të zgjedh veten time, të zgjedh jetën, por edhe duke shpresuar që njerëzit të mund të gjejnë hir dhe paqe edhe në këtë. Kënga ka të bëjë me të ditur se ju keni humbur plotësisht çdo pjesë të asaj që jeni, vetëm për të rizbuluar veten përsëri”.

Selena Gomez duket se që atëherë e ka kthyer faqen për mirë. Madje, më 15 tetor, këngëtarja ka pozuar përkrah Hailey Bieber.

/Shqip.com