Rozë Ndërkombëtar

Selena Gomez bëhet gruaja e parë në botë me mbi 400 milionë ndjekës në Instagram

Selena Gomez

Kylie Jenner ishte femra më e ndjekur në Instagram derisa Selena Gomez u rikthye në platformën e mediave sociale dhe e rifitoi titullin.

Gomez kishte qenë më e ndjekura në Instagram, por u largua nga platforma e mediave sociale për një periudhë kohe vetëm për t’u kthyer më e fortë se më parë.

Së fundi, Selena Gomez është bërë gruaja e parë në botë që ka mbi 401 milionë ndjekës në Instagram.

Këngëtarja kishte thënë se e hoqi Instagramin nga telefoni i saj dhe kishte vendosur që ekipi i saj të postonte për të sepse e cilësonte toksik.

“Njerëzit mund të më quajnë të shëmtuar ose budallaqe dhe unë jam si, çfarëdo qoftë. Ata shkruajnë paragrafë që janë kaq të ulët. Unë vazhdimisht do të qaja. Kam pasur vazhdimisht ankth. Nuk mund ta bëja më. Ishte një humbje e kohës”.

Madje, këngëtarja kishte thënë se ajo nga rrjetet sociale mbante vetëm TikTok-un sepse e quante më pak armiqësor.

“E vetmja gjë që kam në telefonin tim është TikTok sepse e shoh pak më pak armiqësor. Ka gjëra të mrekullueshme në lidhje me mediat sociale – të lidheni me fansat, të shihni se sa të lumtur dhe të emocionuar janë dhe historitë e tyre”, tha tutje ajo.

/Shqip.com