Lajme

Selakoviq: Presim nga Kroacia që të ndjek shëmbullin e tërheqjes së njohjes për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se pret që Kroacia ta tërhjek njohjen për Kosovën.

Siç raporton medium serb N1, Selakoviq tha se “ka një numër në rritje të atyre” që po tërheqin njohjen e tyre për Kosovën dhe se ai pret që Kroacia të ndjekë këtë rrugë.

Po ashtu, Selakoviq ju është përgjigjur edhe deklaratës të homologut të tij kroat, Gordan Grlic Radman i cili ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e pashmangshme.

Selakoviq ka vlerësuar se me këtë deklaratë, Grlic Radman ka dalë nga korniza e politikës zyrtare të Bashkimit Evropian i cili ka një qëndrim neutral ndaj statusit për këtë çështje.

“Përkundër dëshirës së ministrit Grlic Radman, Serbia natyrisht nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të provincës së saj jugore, për të cilën kemi një sërë arsyesh të vlefshme, ndërsa argumentet e saj bazohen fort në të drejtën ndërkombëtare, në sigurinë juridikisht të vlefshme të OKB-së. Rezoluta e Këshillit 1244, pra mbi parimet themelore mbi të cilat bazohen marrëdhëniet moderne ndërkombëtare”, tha Selakoviq.

Selakoviq e quan kontradiktore qëndrimet e diplomacisë kroate sa i përket integritetit terriotorial të shteteve.

 “Kroacia po mbron integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës duke përmendur pikërisht parimin e sovranitetit dhe të paprekshmërisë së integritetit territorial të shteteve, ndërsa në të njëjtën kohë po e mohon Serbinë, pikërisht këto të drejta. Kjo nuk është as parimore dhe as e fqinjësisë së mire”, shtoi ai.

Sipas Selakoviqit, parimet e të drejtës ndërkombëtare duhet të jenë universale se përndryshe çdo devijim shkatërron themelet e saj./Shqip.com