Sela: Taravari vepron me direktiva! Nuk jemi ndarë por ai braktisi organet e partisë
Publikuar:
(13.02.2024 10:25:56)
Kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela duke folur për ngjarjet brenda kësaj partie, ka adresuar akuza ndaj Arben Taravarit.
Sipas tij, kryetari i shkarkuar i ASH-së nga vota e anëtarësisë gjatë Kuvendit të ditës së shtunë, vepron me direktiva.
Sela shtoi se me kreun e ASH-së nuk janë ndarë, por se Taravari ka vendosur të mos shkojë në organet partiake.
“Këto janë sjellje tepër të ulëta dhe fëmijërore. Sjellje të nje njeriu që vepron me direktiva dhe nuk vepron ashtu siç duhet dhe i ka hije një kryetari partie”, tha mes tjerash Ziadin Sela.
/Shqip.com