Lajme

Sekuestrohet substancë narkotike, shoqërohet në stacion policor një person

Ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar një person në stacionin policor

Ndaj personit të shoqëruar është kryer një kontrollë dhe më pas janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike. Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 09:00, në Lipjan.Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Substanca narkotike

Po ashtu është bërë e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ndaj personit të dyshuar K.Sh, (mashkull), është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

/Shqip.com