Lajme

Sekuestrohet një granatë dore dhe një thikë në Prishtinë

Sot zyrtarët policor të stacionit qendra, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë kanë ndaluar një automjet për kontrollë rutinë, ku kanë gjet dhe sekuestruar:

Një granatë dore dhe  një armë e ftohtë -thikë.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se pas sekuestrimit të  armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive, nga njësite policore është kryer një operacion bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Ndaj personit të dyshuar A.D, mashkull, 27 vjeç, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

/Shqip.com