Lajme

Sekuestrohet një armë zjarri, një thikë, 46 fishekë dhe substanca narkotike

Zyrtarët policor të Komunës së Drenasit gjatë ditës së sotme kanë arritur që të sekuestrojnë një armë zjarri, një thikë, 46 fishekë si dhe substanca narkotike.

Kjo pas një kontrolle ndaj një vetura në të cilën ishin tre persona.

“Sot rreth orës 02:00, nga zyrtarë të stacionin policor të Drenasit, për një kontrolle është ndaluar një automjet në të cilën ishin tre persona. Pas verifikimit të personave dhe kontrollit të tyre dhe automjetit, zyrtarët policorë kanë gjet dhe sekuestruar:-një armë të ftohtë (thikë), -46 fishekë dhe -një sasi të substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Thika e gjetur

Po ashtu nga policia është bërë edhe kontrolli i banesës së njërit prej personave të dyshuar, ku është gjetur dhe sekuestruar -një armë zjarri e tipit TT.

Substanca narkotike

Tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është hap rast për veprat, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armës, si dhe posedim i pa autorizuar i substancave psikotrope, apo analoge.

/Shqip.com