Lajme Botë

Sekuestrohen 62 mijë litra naftë kontrabandë, arrestohen disa persona

Paraditen e kësaj të shtune, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza, në një deklaratë për shtyp njoftuan finalizimin e një operacioni kundër kontrabandimit të naftës.

Në deklaratë u shprehën se, janë sekuestruar 62 mijë litra naftë dhe janë 13 persona, 10 prej të cilëve të huaj.

Tashmë kanë dalë dhe pamjet e kanë nga operacioni, ku shihet monitorimi që i ka barë policia, dy anijeve, me helikopter dhe më pas ekzekutimi duke i bllokuar në det të hapur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët, nga toka, ajri dhe deti, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Geni”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me GDF-në dhe rojën bregdetare.

Goditet një tjetër rast i tentativës për futjen kontrabandë të naftës në vendin tonë, nëpërmjet mjeteve lundruese.

Sekuestrohen rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha.

Vihen në pranga 13 shtetas, 10 prej tyre shtetas të huaj.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimr Boshnjaku, së bashku me Drejtorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gentian Ndoi, Kapiten Pascale Paolo dhe Lougotenente Prosdocimo Marco të Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, si dhe përfaqësuesin e zyrës së Interforcës Italiane në Shqipëri Ferdinando Rucco, në konferencë për shtyp për finalizimin e një tjetër operacioni të përbashkët me qëllim goditjen e një rasti të tentativës për futjen kontrabandë në vendin tonë, të një sasie të madhe karburanti.

/Shqip.com