Lajme Botë

Sekuestrohen 3.36 miliardë dollarë bitcoin të vjedhur

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka sekuestruar rreth 3.36 miliardë dollarë në bitcoin të vjedhur gjatë një bastisjeje të paparalajmëruar në rezidencën e një personi të quajtur James Zhong vitin e kaluar.

Zhong u dënua për mashtrim dhe mund të dënohet me 20 vjet burg.

Në këtë aksion, autoritetet amerikane sekuestruan rreth 50,676 bitcoin.

Ky është konfiskimi i dytë më i madh financiar, pas sekuestrimit prej 3.6 miliardë dollarësh në kriptovalutën e dyshuar të vjedhur gjatë muajit shkurt.

Sipas autoriteteve, Zhong vodhi bitcoin nga tregu i paligjshëm i Rrugës së Mëndafshit, një forum i errët në internet në të cilin droga dhe produkte të tjera të paligjshme, bliheshin dhe shiteshin me kriptomonedhë.

Rruga e Mëndafshit filloi në vitin 2011, por Byroja Federale e Hetimit, e mbylli atë në vitin 2013.

Në tetor 2022, Binance, shkëmbimi më i madh i kriptove në botë për nga vëllimi i tregtimit, pësoi një hakim, duke ia vjedhur 570 milionë dollarë.

Në mars 2022, një haker tjetër gjeti dobësi në platformën e decentralizuar të financave Ronin Network, duke arritur t’i tërheqë më shumë se 600 milionë dollarë.

/Shqip.com