Lajme

Sekretari organizativ i PDK-së: 11 vdekje tjera me COVID-19, pse po heshtë Kurti, OsmanI e Vitia

Partia Demokratike e Kosovës

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka pyetur Albi Kuritn, Vjosa Osmanin e Arben Vitinë se “pse po heshtin”, ndaj vdekjeve të përditshme si pasojë e COVID-19.

Të dielën, Ministria e Shëndetësisë, raportoi për 11 viktima tjera si dhe 1 mijë e 682 infeksione.

Por, sipas Gjoshit, presidentja, kryeministri e ministri i Shëndetësisë, “nuk kanë dhimbje për këtë”.

“Nuk kanë kurrfarë dhimbje përballë kësaj situate. Këto nuk janë veç numra, por janë familjarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Madje ai pyeti se “Pse po e tregoni veten se jeni kaq jo-njerëzor”, referuar Kurtit, Osmanit e Vitisë.

“Kryeministër, që nuk po dihet ku je zhdukë, kjo është Qeveria dhe qeverisja jote. Vendi është duke rënë me lëvizje të lirë në humnerën e pandemisë dhe ti nuk po bëhesh i gjallë”, përfundoi Gjoshi.

Ministria e Shëndetësisë po apelon te qytetarët që të vaksinohen, pasi thonë se “varianti delta shpërndahet më lehtë”. /Shqip.com