Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë në tryezën e bisedimeve

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jean Stoltenberg, është shprehur se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në tryezën e bisedimeve.

“Ajo që ne dimë është se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e negociatave dhe me shumë mundësi edhe kjo do të përfundojë në tryezën e bisedimeve”, ka thënë Stoltenberg, raportojnë mediat e huaja.

“Unë mendoj se mesazhi kryesor është një paqe e qëndrueshme”, thotë ai.

Tutje, sipas tij, mënyra e vetme për ta arritur këtë, është të sigurohet që agresori të mos fitojë, duke shtuar se përdorimi i dimrit si armë kundër ukrainasve është “luftë brutale”.

“Mund të tingëllojë si një paradoks, por realiteti është se mënyra më e mirë për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, është të ofrohet mbështetje ushtarake”, përfundoi mes tjerash Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.

/Shqip.com