Sekondat e fundit, Hungaria shënon ndaj Skocisë
Publikuar:
(23.06.2024 23:06:23)

Kombëtarja e Hungarisë ka shënuar gol ndaj Skocisë në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024.
Golin për 1:0 në sekondat e fundit të ndeshjes e shënoi Csoboth.
Csoboth shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes duke ia dhënë tri pikë të mëdha shtetit të tij.
Me këtë fitore, Hungaria shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e tretë të Grupit A, por që shpreson kualifikimin përmes pozitave të treta.
/Shqip.com