Lajme

Sejdiu: Kosovës t’i hapen dyert në NATO dhe Këshillin e Evropës

Fatmir Sejdiu - Ish-president i Kosovës

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu po merr pjesë në konferencën e lidershipit të Ballkanit me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë fjalimit të tij Sejdiu është shprehur se Kosovës duhet t’i hapen dyert në NATO dhe në Këshillin e Evropës.

“Është një imperativ i kohës që të krijohet një momentum i ri në rrafshin ndërkombëtar i cili do të ishte në funksion të përmbylljes së temave të hapura, dialogu po stërgjatët. Kosovës duhet ti hapen dyert në NATO, Këshill të Evropës dhe organizata tjera me qëllim të ruatjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan” ka thënë Sejdiu.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se me Serbinë nuk ka bashkëpunim pa kërkim falje./Shqip.com