Lajme

Sejdiu: Kosova keq me vaksina, keq me SHBA, keq me Gjermani e keq me Shqipëri

Dardan Sejdiu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka kritikuar të shtunën punën e Qeverisë Kurti 2.

Sipas tij, Kosova është bërë “për mësysh”, pasi thotë se shteti i ka punët keq sa i përket vaksinimit e raporteve me miqtë.

Në një postim në Facebook, Sejdiu shkruan se Kosova qëndron keq me procesin e vaksinimit të popullsisë kundër COVID-19, derisa ka përmendur edhe raportet politike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe Shqipërinë.

Ai thotë se raportet e Kosovës me këto shtete nuk janë aspak të mira.

“Bash për mësysh”, thuhet në reagimin e tij.

Postimi i Sejdiut vjen pas kritikave të shumta që Qeveria ka marrë lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe debatit për iniciativën “Open Ballkan”./SHQIP.com