Lajme

Sejdiu: Balotazhi më i ashpër mes kandidatëve në 10 ditët e fundit

Njohësi i çështjeve politike, Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se kandidatët për kryetarë të komunave kanë nisur të angazhohen për garën e balotazhit, transmeton Shqip.com.

Sejdiu thotë se në 10 ditët e fundit, gara për balotazh bëhet më e ashpër.

“Dje dhe pardje kemi filluar të shohim më shumë aktivitet dhe normalisht java e fundit do të jetë java vendimtare sa i përket angazhimit serioz dhe kthimit të ndonjë vote që është në hamendje”, ka thënë Sejdiu në ‘Rubikon’.

“Ajo që po shoh është më pak energji sesa në raundin e parë, mbase për faktin që ka më pak kandidatë ose për faktin se vendet për asamble janë siguruar dhe mbase për faktin se balotazhi pritet zakonisht që në 10 ditët e fundit të jetë më i ashpër, aktiv dhe me më shumë përmbajtje”, u shpreh më tej ai.

Sejdiu tutje tha se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale duhet të jetë qartësim i programeve mes dy kandidatëve që janë në garë.

“Raundi i dytë duhet të jetë qartësim i programeve mes dy kandidatëve që janë në garë. Armatimin kryesor do ta lënë në javën e fundit dhe për faktin që tani bëjnë matje. Jam i bindur që secili kandidatë i secilit subjekt që është në balotazh tani e bënë atë pjesën klasike të matjeve kualitative dhe kuantitative”, tha Sejdiu. /Shqip.com