Sport Shqiptar

Seferi vazhdon shkëlqimin në Ukrainë, shënon edhe ndaj Shakhtar Donetsk

Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës me Vorskla Poltavën në kampionat teksa shënoi në minutën e 37-të të ndeshjes shtëpiake ndaj Shakhtar Donetsk.

 Sulmuesi i kombëtares shqiptare u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke regjistruar në këtë formë golin numër 14-të në kampionat.

Vorskla shënoi edhe golin e dytë ndërsa aktualisht ndeshja është “mbërthyer” në shifrat 2-1.

Nëse ia del që ta ruajë këtë rezultat deri në fundin e ndeshjes, Vorskla do të siguronte një trepikësh me shumë rëndësi pasi do të ngjitej në vendin e pestë, një pozicion që garanton pjesëmarrjen në kualifikueset e Conference League.

Në këtë sezon, Seferi ka rezultuar si një prej futbollistëve më të rëndësishëm për ukrainasit teksa falë golave të shqiptarit skuadra është në pozicionet e larta të klasifikimit.

/Shqip.com