Sport Shqiptar

Seferi i vetmi jo ukrainas në mesin e dhjetë të parëve

Taulant Seferi e ka mbyllur sezonin në Ukrainë me 13 gola të shënuara në kampionat. Ish-futbollisti i Tiranës ia doli që të lërë gjurmë këtë herë, duke qenë futbollisti më i rëndësishëm i ekipit të tij.

Nga krahu tjetër Vorskla Poltava arriti të merrte biletën e fundit të Evropës që e dërgon në kualifikueset e Conference League. Një detaj i veçantë është fakti se në “Top 10” e golashënuesve të kampionatit, 9 prej tyre janë lojtarë ukrainas dhe vetëm Taulant Seferi thyen këtë dominim, duke qenë nga një tjetër shtet.

/Shqip.com