Lajme

Sefaj: Kërkesat tona janë të drejta të arsyeshme, janë po ato kërkesa që Albini na kanë mbështetë fuqishëm si opozitë

Anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj ka reaguar pas deklaratave të fundit se sindikatat dhe grevat e tyre janë të organizuara nga ana e partive opozitare.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Sefaj është shprehur se kushdo që mendon qe grevat janë të koordinuara në opozitën ose ka prapavije politike, është i padijshëm, dashakeq ose i manipuluar.

“Kushdo që mendon qe grevat janë të koordinuara në opozitën ose ka prapavije politike, është i padijshëm, dashakeq ose i manipuluar. Kërkesat tona janë të drejta të arsyeshme dhe lehtë të realizueshme. Janë kërkesa për të cilat Albini dhe Lëvizja na kanë mbështetë fuqishëm si opozitë”, ka shkruar Sefaj.

Ai ka shtuar se si sindikata duan dialog social.

“Ne duam qe qeveria të filloj dialogun social, ti realizoj kërkesat tona dhe të ndërmarrë veprime konkrete për ta përballuar inflacionin dhe dimrin e rend qe na pret. Vendi ka qeveri legjitime, veq ka nevojë të këtë reflektim, mbështetje për të gjithë sektorët dhe rritje të performancës”, ka thënë Sefaj.

Grevën ka mundësi me ndalë sot qeveria, ka shtuar më tutje Sefaj./Shqip.com