Lajme

Sefaj: Është detyrë e qeverisë me garantu të drejtën për mësim, për organizim sindikal dhe për greva

Anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj ka reaguar përsëri lidhur me grevën në procesin mësimorë.

Sipas tij, është detyrë e qeverisë me garantu të drejtën për mësim, për organizim sindikal dhe për greva.

“Është obligim i qeverisë me fillu dialogun social mi adresu kërkesat e sindikatave, e këshillave greviste dhe mi dhanë fund grevës, duke i rikthyer fëmijët në shkolla dhe shërbimet në administrate”, është shprehur Sefaj.

Greva nga SBASHK-u

Sefaj ka shtuar se nëse nuk ka ndonjë reagim nga Qeveria, atëherë është koha e reflektimit.

“Kur qeverisë si bejnë përshtypje humbjet qe mund të shkaktohen nga grevat, por vazhdon me avazin e mbylljes, revanshit dhe linçimit ndaj përfaqësuesve sindikal, është koha e reflektimit”, thotë Sefaj.

Siç thotë populli nuk duhet të tranohemi të gjithë zatën fëmijët kanë me së paku faj pse tranohen të mëdhenjtë. Është koha për reflektim, mësimi duhet të filloj, por qeveria s’po na len rrugë, që të dalim nga greva, ka shtuar më tutje Sefaj./Shqip.com