Lajme

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë fillon me tensione, demokratët bllokojnë foltoren

Seanca plenare edhe këtë të enjte ka nisur me tensione, ku deputetët demokratë kanë bllokuar sërish foltoren.

Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit të shkaktuar në seancat e shkuara. Ata kanë tentuar të hyjnë në Parlament, por janë ndaluar nga Garda, raporton TCh.

Gjashtë deputetët e përjashtuar së fundmi kërkuan anulim të vendimit të Komisionit të Etikës, por kjo u rrëzua nga Byroja e Kuvendit.

Gjashtë deputetët e përjashtuar janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë,  Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

Të përjashtuar në këtë seancë janë edhe Sali Berisha dhe Flamur Noka, të cilët nuk i kanë plotësuar ende ditët e përjashtimit. Jashtë Parlamentit, Oerd Bylykbashi tha se Garda përdori dhunë fizike ndaj deputetëve.

Nga ana tjetër, para Parlamentit po mbahet protestë e organizuar nga opozita, ndërsa janë mbledhur dhjetëra qytetarë me pankarta në duar.

/Shqip.com