Kulturë

Së shpejti romani më i ri i Binak Kelmendit, “Demë Dedë Boga”

Binak Kelmendi - “Demë Dedë Boga”
Binak Kelmendi - “Demë Dedë Boga”

Romani i radhës i shkrimtarit të njohur Binak Kelmendi “Demë Dedë Boga”, në botim të Shtëpisë Botuese “Koha”, së shpejti do të dalë nga shtypi.

Në duar të lexuesit do të jetë në Panairin e Librit të Prishtinës, që nga 6 qershori i këtij viti”, ka bërë të ditur Kelmendi.

Romani “Demë Dedë Boga” trajton periudhën e fillimkonvertimit të shqiptarëve nga feja katolike në atë myslimane pak para fillimit të shekullit 18-të në Bogë të Rugovës, por edhe ngjarje të tjera ndodhur më herët dhe më vonë në këtë katund e që ndërlidhen me Demë Dedë Bogën, që konsiderohet shqiptari i parë bërë mysliman aty.

Shkrimtari i njohur, Binak Kelmendi

Binak Kelmendi (1950) është autor i romaneve “Vezët e Vdekjes” (Dukagjini, 2001), “Guri i Vashës” (Koha, 2012), “Portat e Pejës”, (Koha, Shpërblim i ‘Rexhai Surroi’, 2014), “Rruga 66”, (PEN Qendra e Kosovës, 2018) dhe i përmbledhjeve me tregime “Rozafa” (Rilindja, 1990), “Ofelia e Dukagjinit” (Rozafa, 2004), “Dritat e Luftës” (PEN Qendra e Kosovës, 2020), “Demë Dedë Boga” është romani i pestë i autorit.

Ka përkthyer nga frëngjishtja: “Mirëdita Pikëllim”, Françoise Sagan, “Dashnori”, Marguerite Duras, “Ilirja”, Flora Dosan, “Hajni dhe qentë”, Nagib Mahfuz, “Kosova-rrëfime për ndërtimin një shteti”, grup autorësh francezë etj.

Shkrimtari i njohur, Binak Kelmendi

Ka bashkëpërkthyer: “Akrobatët”, Kostas Valetas, “Figurat”, Gérard Genette.

Në vitin 1999 në Strasbourg është përfshirë si krijues nga Kosova në revistën letrare Mieteleuropa me tregimin “Formula alkimike”.

Binak Kelmendi është prozator, përkthyes dhe publicist. Ishte redaktor përgjegjës i “Rilindjes”, që u botua në Perëndim, Zvicër. Në vitin 1998 u zgjodh kryeredaktor i gazetës “Bujku”, e cila, pasi iu rikthye emri “Rilindja”.

Aktualisht, Kelmendi është kryetar i PEN Qendrës së Kosovës.

/Shqip.com