Lajme

FOTO/ Makina e policisë me dy efektivë brenda përfundon në lumin e Lanës

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Shkozës, ku mësohet se drejtuesi i një automjeti të policisë ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në lumin e Lanës.

Teksa mësohet se nga aksidenti i frikshëm nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje duke nxjerrë dhe mjetin nga lumi, si dhe ka nisur hetimet paraprake për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

/Shqip.com