Lajme

Së shpejti pritet të fillojnë punimet në kullat e Jasharve në Prekaz

Kullat e Jasharajve.

Së shpejti pritet të fillojnë punimet në kullat e Jasharve në Prekaz të Skënderajt, ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjell Shqip.com.

Në raportimin para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Çeku theksoi se për herë të parë është bërë hapi për t’u kthyer artefaktet që ndodhen në muzeun e Beogradit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

“Kemi identifikuar 200 monumente në kushte të rënda. Ndërhyrjet fillojnë në ditët në vijim. Në vitin 2022 do të ndërhyjmë në 50 monumente të cilat janë në rrezik. Kemi shtuar 17 asete të reja. Ndërhyrjet restaurues janë në fazën e nisjes në gjashtë asete. Restaurimi i monumenteve do të jetë proces i përhershëm. 1 milion euro e buxhetit janë të ndara për restaurimin e monumenteve”, ka shtuar ai.

Tutje, ministri i Kulturës ka bërë të ditur se Projektligji për Kinematografinë nuk do të sillet këtë vit në komision.

“Dua të ju informoj që projektligji për kinematografinë nuk vjen këtë vit në komision. Sepse ka kërkesa edhe nga vet komuniteti”, shtoi Çeku./SHQIP.com