Rozë

S’e njohu në shtëpinë e Big Brother VIP, ja çfarë i tha djali Oltës në shtëpi

Aktorja, Olta Gixhari ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brotherit javën e kaluar.

Ajo tha se ka kohë që ka marrë këtë vendim dhe nuk mund të përballojë më mallin për djalin.

Olta zbuloi se ndryshe nga frika e saj, se ai nuk do ta njihte pas qëndrimit pothuajse 100 ditë, djali i kishte qëndruar afër dhe rikuperimi mes tyre ishte i shpejtë.

Dua të them se është me shumë rëndësi duke qenë se natën e prime-it që unë dola, djali ishte pak i ftohtë, ku unë qava dhe thash se më kishte harruar, dua të them që pikërisht atë natë që unë vajta në shtëpi ai hidhej sipër krevatit, ka ndenjur zgjuar deri në katër të mëngjesit dhe thoshte: ‘Mami mami të dua shumë”.

“Rikuperimi ishte shumë i shpejtë dhe për këtë jam e lumtur”, shtoi ajo.

/Shqip.com