Rozë

“Se keni provuar t’ju vrasin nënën në sy”, Stresi reagon ashpër kundër koncertit të Bregoviqit

Reperi, Stresi

Thirrjeve që të bojkotohet Festivali i Birrës në Korçë ku do të këndoj këngëtari serb, Goran Bregoviqq, i është bashkuar numër i madh i artistëve shqiptar.

Së fundi edhe reperi nga Shqipëria, Stresi një postimi në Instastory ka thënë së vetëm shqiptarët e Kosovës e dinë çfarë kanë kaluar gjatë luftës me Serbinë, ndaj “ne nuk mund t’ju hapim plagë duke ftuar dikë që ka frymëzuar ushtarët serbë”.

“Ju analista shqiptar, nënkryetar dhe kryetar l***ar. S’kemi nevoje as per artin e as për botën e Serbisë”, ka pohuar ai.

 Reperi më tej, ka thënë së “nuk e kemi përjetur ne masakrën e Kosovës, nuk kemi humbur ne motrën, fëmijën, babën, vëllain apo kushërinjtë, nuk kemi qenë pjesë direket e kësaj fatkeqësie por ka qenë populli e shqiptarë i Kosovës që i ka vuajtur këto masakra ndaj e keni shumë të lehte të flisni për serbin dhe t’i pritni në konakun tuaj.

Reperi ka thënë së është turp për shtetin shqiptar, derisa ka bërë thirrje për bojkot.

Se keni provuar t’ju vrasin nënën në sy tuaj apo bebën duke ja ça barkun nënës ??? Ai keni provua këto ? Jo pra s’dini se çfarë është të jesh pjesë e gjenocidit. Turp për shtetin tone, turp për ju analista k**** meshkuj blogera, gazetare marre t’ju vije. Un nuk bej thirrje për dhune kurrë me, por ju lutem bojkotojeni atë koncert të m**** plzzzzz”, shkruan Stresi./SHQIP.com