Lajme Botë

Scholz: Putin po përdor energjinë dhe urinë si armë

Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka kritikuar “teknikat”, e presidentit rus Vladimir Putin sa i përket gazit.

Scholz tha se Putin po përdor energjinë dhe urinë si armë, por nuk ka arritur të thyejë unitetin e Perëndimit dhe nuk do të arrijë qëllimet e tij të luftës përmes këtyre taktikave, raporton Reuters.

Duke folur në parlament, Scholz tha gjithashtu se Gjermania e kishte çliruar veten nga varësia nga gazi rus dhe po punonte për të ulur çmimet e energjisë, por paralajmëroi se BE-ja vendosi një kufi të çmimit të gazit rrezikon të ndizet.

“Ne nuk do ta lëmë përshkallëzimin e fundit të Moskës të mbetet pa përgjigje… Taktikat e tokës së djegur nuk do ta ndihmojnë Rusinë të fitojë luftën. Ato vetëm do të forcojnë unitetin dhe vendosmërinë e Ukrainës dhe partnerëve të saj,” tha Scholz.

“Të gjitha gënjeshtra dhe propaganda, biseda për ‘operacione speciale’ dhe fitore të shpejta – gjithçka ishte vetëm një fasadë, si një fshat Potemkin”, u shpreh tutje ai.

Scholz po fliste ndërsa liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian përgatiteshin të takoheshin për herë të dytë brenda dy javësh në përpjekje për të ulur çmimet e energjisë, megjithëse ndarjet vazhdojnë rreth lëvizjeve për të kufizuar çmimet e gazit.

/Shqip.com