Lajme

Scholz: Një e ardhme e përbashkët pa kufij është vendimtare për Ballkanin Perëndimor

Sot në Gjermani ka nisur punimet Samiti i Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen tri marrëveshje (për udhëtimin me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe kualifikimeve profesionale).

Në fjalën e tij hapëse, kancelarin gjerman, Olaf Scholz tha se një e ardhme e përbashkët pa kufij është vendimtare për Ballkanin Perëndimor.

Scholz shtoi se gjatë vitit të parë të mandatit të tij ka biseduar me shumë krerë qeverish dhe shtetesh të rajonit, veçanërisht për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, sepse stabiliteti i rajonit, siç tha ai, nuk mund të shihet i ndarë nga ai i stabilitetit të Evropës.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që mbështet bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe plotëson politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ajo u iniciua nga Gjermania në Samitin e Berlinit në 2014.

/Shqip.com