Lajme Ballkan

Scholz: Gjermania pret që kandidatët e BE-së t’i bashkohen sanksioneve

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz pas vizitës në Kosovë ka vazhduar vizitën e tij në Beograd.

Ai atje është mirëpritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin ka zhvilluar edhe një takim.

Lidhur më këtë Scholz është shprehur se kandidatët për Bashkim Evropian duhet t’i bashkohen sanksioneve ndaj Rusisë raporton Tanjug.

“Gjermania dëshiron të zmbrapsë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor të premtuar dy dekada më parë në Selanik dhe në të njëjtën kohë pret që kandidatët t’i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë,” ka thënë Scholz.

Po ashtu Scholz ka thënë se është e rëndësishme që BE-ja dhe të gjithë ne të tregojmë solidaritet me Ukrainën, për të ndihmuar në mbrojtjen kundër agresionit.

Kur bëhet fjalë për integrimin evropian, ne mbështesim të gjitha aspiratat e Ballkanit Perëndimor dhe në atë rrugë nevojiten reforma në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit ka shtuar më tutje Scholz gjatë vizitës në Beograd./Shqip.com