Lajme Botë

Scholz: Evropa nuk duhet të frikësohet nga forca e Putinit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Foto: AP
Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Foto: AP

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kërkoi Evropës të mos frikësohet nga “shfaqja e forcës” e presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Strasburg të martën.

Në Moskë, 2200 kilometra në verilindje të këtij vendi, Putin sot po vendos ushtarët, tanket dhe raketat e tij. Le të mos frikësohemi nga një shfaqje e tillë e forcës”, tha Scholz, duke iu referuar paradës së Ditës së Fitores të Rusisë, shkruan CNN.

Scholz us shpreh se ukrainasit “po paguanin me jetë” për “mashtrimin e shtetit të tyre të fuqishëm fqinj”, duke përsëritur mbështetjen e tij për Ukrainën.

Le të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme”, shtoi ai.

Scholz paralajmëroi gjithashtu në një konferencë për shtyp me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, se raundi i ardhshëm i sanksioneve të Evropës ndaj Rusisë “nuk do të jetë i fundit” dhe se blloku do të jetë në rrugën e duhur për të diskutuar për përmirësime të mëtejshme.

/Shqip.com