Sport Ndërkombëtar

Scholes, Gerrard e Lampard, Carragher tregon cili ka qenë më i mirë

Futbolli britanik ka prodhuar gjithnjë futbollistë të klasit botëror me emra të freskët të së kaluar që kanë lënë gjurmë dhe që ende shërbejnë si shembuj për brezat e rinj.

Të tillë janë edhe ata që konsiderohen si treshja e artë e mesfushës, Frank Lampard, Paul Scholes dhe Steven Gerrard.

Tre mesfushorë të cilët kanë shkruar histori me kombëtaren, por edhe me klubet e tyre respektive, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool.

Debati se cili prej emrave të sipërpërmendur ka qenë më i miri vijon ende, por që ka edhe nga ata të cilët nuk kanë dyshime.

Një prej tyre është ish-lojtari i Liverpool, Jamie Carragher i cili thekson se Lampard dhe Scholes nuk i afrohen Gerrard.

“Për mua nuk ka asnjë debat se cili ka qenë më i mirë mes Lampard, Scholes dhe Gerrard.

Të tre ishin lojtarë të mrekullueshëm, por Lampard dhe Scholes nuk i afrohen Gerrard.

E di që njerëzit mendojnë se unë nuk i dua Lampard dhe Scholes dhe prandaj flas në këtë mënyrë, por do ju them diçka që vërteton pse Gerrard ishte më i mirë.

Alex Ferguson dhe Jose Mourinho kanë kërkuar me çdo kusht që të firmosnin me Gerrard, por e mbani mend?

Në ekipin e tyre ata kishin si Scholes ashtu edhe Lampard, por sërish ishin të çmendur për Gerrard”, u shpreh ish-mbrojtësi.

/Shqip.com