Scholes e ka “zbuluar” “Ronaldon” e ri te Manchester United
Publikuar:
(31.03.2023 18:30:00)

Paul Scholes e ka vlerësuar Alejandro Garnacho si një superyll në rritje dhe e krahasoi atë me Cristiano Ronaldon. 18-vjeçari iu bashkua Manchester United në vitin 2020 nga Atletico.
Në një intervistë me Webby & O’Neill, Scholes tha se ishte i kënaqur me Garnacho dhe madje e krahasoi atë me Ronaldon:
“Jam i kënaqur me të. Sa herë që shoh Garnacho, ai më bën përshtypje. Ai është një superstar në zhvillim. Ai është i guximshëm me topin, i ngjan shumë Cristianos në rininë e tij”, ka thënë Scholes.

“E pret suksesi, sapo të piqet dhe të fitojë forcë fizike, atëherë nuk mendoj se do ta ndalojë diçka”, ka shtuar ish-mesfushori anglez.
/Shqip.com