Lajme

Schneeberger: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të largohen sa më parë

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili tha se sanksionet ndaj Serbisë do të duhej të ishin vendosur shumë kohë me parë.

Ajo përmes një postimi në Twitter tha se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të largohen sa me parë.

“Mirëmëngjesi Evropë. Sanksionet ndaj Serbisë duhet të ishin vendosur shumë kohë më parë dhe ato kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo përmendi edhe sulmin dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it.

“Pra, sulmi dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it është sjellje në përputhje me vlerat tona evropiane? Jam e tronditur nga vlerat e supozuara evropiane që disa zyrtarë të BE-së po përfaqësojnë këtu”, ka theksuar ajo.

Në fund, ajo tha se provokimi dhe përshkallëzimi, vijnë nga propaganda ruse.

/Shqip.com