Scaloni dhe Argjentina do e vazhdojnë rrugëtimin së bashku
Publikuar:
(28.09.2022 08:32:37)

Lionel Scaloni do e vazhdojë rrugëtimin si përzgjedhës Argjentinës – deri në vitin 2026.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Federatës së futbollit – të këtij shteti – Claudio Fabian Tapia.
“Jam krenar të njoftoj se kemi rënë dakord për marrëveshjen e re të Scalonit deri në Kupën e Botës 2026”, tha ai.
Scaloni ka bërë një punë të jashtëzakonshme me “La Albacete” që kur e ka marrë në drejtim timonin e saj – dhe këtë më së miri e tregojnë statistikat.
Në 35 ndeshjet e fundit – Argjentina nuk ka asnjë humbje të vetme, teksa paraprakisht e fitoi Kupën e Amerikës.
Misionin e rradhës – Leo Messi me shokë do e kënë në Kampionatin Botëror “Katari 2022” – ku gjenden në Grupin C – së bashku me Arabaninë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. /Shqip.com