Sport Shqiptar

SC Gjilani është zhvendosur në Ohër për fazën përgatitore

SC Gjilani është zhvendosur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për fazën përgatitore.

Pasi lanë prapa problemet financiare, “kuqebardhët” nisën ditë më parë përgatitjet, fillimisht në Gjilan e tanimë edhe në Ohër, shkruan Shqip.com.

Gjilani ka publikuar në faqen zyrtare një fotografi të grupit të futbollistëve nga një fushë në Ohër.

Pas problemeve financiare të kaluara, Gjilanit iu rikthye trajneri Zekirija Ramadani dhe u shmang një “eksod” i madh i futbollistëve që veçse kishin nisur kërkesat për largim.

/Shqip.com