Sport Shqiptar Edhe një aventurë pa titull e "Ismet Babës"

SC Gjilani e shkarkon Ismet Munishin

Ismet Munishi

Dje tha se “jam trajneri më i mirë në Kosovë”.

Por, sot është pushuar nga puna.

Ismet Munishi është shkarkuar nga posti i trajnerit të SC Gjilanit – sipas burimeve të Shqip.com.

Duket se humbja 2-0 në udhëtim te Dukagjini – e “mbushi kupën”.

“Skiferat” nuk e arritën objektivin kryesor – për tu shpallur kampion, ani pse kanë mbetur edhe katër xhiro për tu zhvilluar.

Kjo skuadër gjendet në vendin e tretë në tabelë, me 55 pikë të grumbulluara.

Nëntë më pak se Ballkani që është lider – dhe me pikë të njëjta me Dritën që është në vendin e dytë./Shqip.com

Tabela e Superligës